Maroku ndeshet me Portugalinë për një biletë që të çon në gjysmëfinalet e Botërorit, me të dyja skuadrat që do të bëjnë çmos për ta aritur.
Kombëtarja nga Afrika e Veriut kërkon të shkruajë historinë, duke u bërë e para kombëtare afrikane që arrin gjysmëfinalet e një Botërori dhe pasi mposhti Spanjën, asgjë nuk duket më e pamundur për të.
Nga ana tjetër, luzitanët e shikojnë veten e tyre pretendent për të ngriturn trofeun këtë vit. Fernando Santos ka zgjedhur që të lërë dhe njëherë në stol Kristiano Ronaldon.
Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në gjsymëfinale me fituesin e çiftit Angli-Francë.
FORMACIONET ZYRTARE:
MAROKU: Bono, Hakimi, Sais, Atiat-Allah, El Jamik, Amrabat, Onauhi, Amallah, Zijeh, Boufal, En Nezeri.
Trajner: Valid Regragui
PORTUGALIA: D. Kosta, Dalot, Pepe, Dias, Gerrero, Neves, Otavio, B. Ferbnandesh, B. Silva, Feliks, G. Ramos.
Trajner: Fernando Santos