“Manchester City ka blerë mbrojtës me çmimin e sulmuesit,” – tha Mourinho të martën, pas një pengese të re të Manchester United, kësaj radhe kundër Burnley, në “Old Trafford”. “Nuk mjafton, nuk mjafton,” – shtoi ai, duke iu referuar 300 milionë eurove të shpenzuara nga “Djajtë e Kuq” në merkato, që prej ardhjes së tij si trajner. Pas deklaratave të tij, prestigjiozja zpanjolle “Marca” ka vendosur ta “ndihmojë” trajnerin portugez për të ndërtuar një top-ekip me 300 milionë euro gjatë merkatos së verës së ardhshme.
“Për të llogaritur çmimin e lojtarëve ne kemi marrë parasysh klauzolën e largimit, në rast se e kanë atë (Odriozola dhe Griezmann), dhe vlerën e tregut, sipas “Transfermarkt” për futbollistët që nuk kanë një klauzolë të shfuqizimit të kontratës aktuale (Alex Sandro, Verratti dhe Dybala). Përveç kësaj, ne përfitojmë nga mundësitë që plotësojnë kontratat (Kepa, Miranda, Chiellini, Goretzka, Özil dhe Alexis),” – shkruan “Marca”.telesport/