Vllaznia është duke vijuar përgatitjet për Europën, ndërsa tashmë është kuptuar se Josa më shumë i beson futbollistëve me eksperiencë. Gjatë gjithë kohës që po stërvitet Vllaznia, si në Shkodër dhe Austri, trajneri Mirel Josa ka lënë të kuptojë edhe hierarkinë në ekip.
Kështu, kryesisht ai do të bazohet te skuadra e sezonit të shkuar, me vetëm disa ndryshime të vogla. Në vend të Krymit do të aktivizohet Boshnjaku. Sulmi tashmë dihet me treshen Vulaj, Latifi dhe Aralica.
Vllaznia pritet të luajë me një 11-she, duke filluar nga Zogoviç në portë, Gurishta, Shehi, Juriç dhe Hakaj në mbrojtje. Në mesfushë, Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku. Sulmi është i përbërë nga treshja Vulaj, Latifi dhe Aralica.
Po kështu, formacioni mund të ndryshojë, nëse Josa aktivizon Hoxhajn në vend të Markut në mesfushë. Vllaznia do të kërkojë më të mirën, duke nisur që nga ndeshja e parë.
Në këtë moment që flasim, futbollistë të tjerë fare mirë mund të luajnë titullarë te kuqeblutë. Megjithatë, mbeten për t’u parë deri në fund zgjedhjet që do të bëjë trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.
Maringlen ZHIVANI