Nesër në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të ketë sërish ndeshje. Këtë herë për kampionat ndaj Kamzës. Skuadra surprizë e këtij sezoni vjen padyshim me objektiva për të marrë pikëe dhe në Shkodër por në fakt, Vllaznia duket më e etur për trepikëshin nisur nga pozicioni i saj në renditje. Por cili do të jetë formacioni i saj në këtë ndeshje? Në fakt, pritet të ketë vetëm një ndryshim në krahasim me përballjen e tre ditëve më pare, asaj ndaj Tiranës.

Kështu Antonio Marku do të rikthehet në formacion pas dëmtimit që pati dhe do të zërë pozicionin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes. Një lëvizje e tillë do të thotë se Ruqi do të përfundojë në stol pavarësisht paraqitjes së mirë që bëri ndaj bardhebluve. Sakaq, Sherri do të jetë sërish në portë. Në mbrojtje krahas Markut do jenë edhe Gocaj, Gurishta e Orelesi. Në mesfushë do luajnë Krymi e Tafili në qendër, Lika e Çinari në krahë ndërsa Vucaj do të luajë në rolin e mesfushorit të avancuar. Në sulm ndërkohë gjasat janë që t’i besohet sërish Ribajt ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të luajë edhe Kalaja.

© shkodrasport.com