Vllaznia do te luaje pas pak minutash ndeshjen miqesore me ekipin e Kastriotit ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes dhe trajneri Brdariç e ka perzgjedhur tashme formacionin me te cilin do te zbrese nga minuta e pare.

Ne porte do te debutoje kete here me fanellen kuqeblu malazezi Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga ajo qe luajti edhe ne miqesoren ndaj Teutes.

Pra ne te djathte do te jete Gurishta, ne qender dyshja Lekaj- Adili ndersa ne te majte do te luaje maqedonasi Isaevski. Nderkohe edhe treshja e mesfushes nuk ka ndryshim teksa do te luajne serish Krymi, Marku e Kruja.

Ndryshime nderkohe do te kete ne repartin e sulmit. Vetem Hoxhaj nuk ka ndryshuar nga ndeshja e kaluar, madje sot do te luaje ne maje te sulmit ndersa nga krahet do te luajne Imeri dhe braziliani Victor da Silva. Te dy keta te fundit jane bashkuar me ekipin pak dite me pare, megjithate do te luajne ne kete miqesore.