Pasditen e sotme ne “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja Vllaznia- Kukesi dhe ne kampin shkodran ka jo pak dilema per formacionin me te cilin do te zbrese ne fushe skuadra e tyre.
Kjo ngaqe trajnerit Dedja do t’i mungojne disa pika te rendesishme. Behet fjale per mbrojtesin Malota si dhe per Gurishten e Hygor, nderkohe qe tashme mungesa e Ramadanit eshte bere e zakonshme.
Ne vend te Malotes, dyshja e qendres se mbrojtjes do te jete e formuar nga Adili dhe Shehi, por problem mbetet zevendesimi i Gurishtes qe kishte krijuar stabilitet me lojen e tij ne qender te mesfushes.
Ende nuk eshte shume e qarte se cilet futbolliste do te hidhen ne fushe nga minuta e pare kur te mos harrojme se perballe do te jete nje kundershtar si Kukesi qe ka ne perberje lojtare shume cilesore.
Pavaresisht ketyre mungesave, ne kampin kuqeblu kane besim se do te bejne nje paraqitje te mire dhe do te synojne fort per te marre fitoren e cila do t’i mbante serish ne loje per vendin e shtate ne tabelen e klasifikimit.
www.shkodrasport.com