Mungesat e shumta dhe të rëndësishme që ka Vllaznia për ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, padyshim që kanë vënë në siklet trajnerin Ernest Gjoka.
Mungesat e Malotës, Gocajt e Mersinit, kanë krijuar një boshllëk të madh në repartin e mbrojtjes.
Për këtë arsye, ky repart është “arnuar” në njëfarë mënyre nga ana e stafit teknik.
Kështu, para portierit Sherri, do të jetë katërshja e mbrojtjes e përbërë nga Pjeshka që do të luajë në krahun e djathtë ndërsa dyshja e qendrës do të jetë e përbërë nga Orelesi dhe Berisha.
Sakaq, në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë këtë herë Gurishta. Në qendër të mesfushës do të luajnë Krymi e Tafili dhe në krahë Lika e Çinari.
Para tyre do jetë Vucaj ndërsa në majë të sulmit, në mungesë të Sukajt do të luajë nga minuta e parë Ribaj.
Me këtë 11-she, Vllaznia do të kërkojë fitoren në këtë përballje të sotme.
© shkodrasport.com