Katër mungesat për ndeshjen e kupës me Tiranën kanë bërë që trajneri Gjoka të mendojë gjatë për mënyrën e zëvendësimit të tyre. Problemin më të madh sigurisht që e ka patur për të gjetur mënyrën si do të zgjidhë problemin e mungesave në mbrojtje teksa nuk do të ketë në dispozicion Pjeshkën e Markun. Në këto kushte, numri 1 i pankinës shkodrane ka menduar edhe një zgjidhje disi ndryshe. Ai ka marrë nga ekipi B pikërisht mbrojtësin 22 vjeçar Samet Ruqi.
Ky i fundit do të luajë në formacion ndaj bardhebluve por ka një dilemë nëse do të jetë në krahun e majtë apo të djathtë të mbrojtjes.
Ai pozicionin e tij e ka në të djathtë megjithatë me ekipin e dytë kuqeblu ka provuar të luajë edhe në të majtë. Mbase paraqitja e mirë në këtë takim, mund të jetë një ogur i mirë për karrierën e tij në mënyrë që nga janari e më pas, t’i bashkohet ekipit të parë në organikën e vet.
© shkodrasport.com