Tirana dhe trajneri i saj, Orges Shehi duket se nuk do ta ndryshoje formacionin fitues te ndeshjes se fundit ndaj Egnatias per klasiken me Vllaznine. Me perjashtim te Qefalise se demtuar, pjesa tjeter e skuadres ndaj Vllaznise do te jete si ne sfiden me Egnatian.
Keshtu, ne porte pritet te jete Bekaj. Ne mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Zhivani dhe Pergjoni. Ne mesfushe Limaj dhe Aleksi, ndersa ne mbeshtetje te Hasanit ne maje te sulmit, do te jene Ismailgeci, Kallaku dhe Xhixha.
Ndoshta mund te aktivizohet Ardit Deliu ne vend te Limajt, ndersa pjesa tjeter e skuadres eshte e njejte. Olayemi do te jete serish jashte, sepse eshte i demtuar, kurse pjesa tjeter e grupit eshte gati per te qene ne fushe.
Me afrimet e fundit te Ardit Deliut dhe Bruno Lulajt, Tirana eshte e plotesuar, teksa konkurrenca ne formacionin bardheblu eshte shume e madhe, pasi jane ne dispozicion dy ekipe te plota, duke filluar nga porta ne sulm.
Maringlen ZHIVANI