
Për më tepër, me interes është për t’u parë se si do të bashkëpunojë kjo dyshe, Bakaj- Hebaj. Nga ana tjetër, mungesa e Shtubinës ka bërë që ai të zëvendësohet nga Kruja në krahun e majtë të mesfushës. Në të djathtë do jetë Çinari ndërsa në pankinë ka përfunduar Kalaja. Pjesa tjetër e skuadrës do jetë po ajo si në ndeshjen me të kuqtë. Me portierin Selimaj dhe më pas me mbrojtjen e përbërë nga Gurishta në të djathtë, Bicaj e Vrapi në qendër dhe Pjeshka në të majtë. Ky i fundit u mendua se nuk do luante në këtë ndeshje për arsye kartonash por pas verifikimeve në Federatë, ka rezultuar se ai është me dy të verdhë dhe jo tre. Para mbrojtjes ndërkohë do jenë Gocaj e Tafili. Me këtë 11-she, Vllaznia do të kërkojë sot të arrijë të shtatin rezultat pozitiv, çka do të ishte një garanci më shumë për të, për të mbajtur deri në fund të kampionatit vendin e katërt të renditjes.
© shkodrasport.com