Vllaznia udhëton sot drejt Laçit për t’u përballur me vendasit në orën 14:00 për javën e 27-të të Superiores.

Shkodranët shkojnë plot entuziazëm pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës dhe trajneri Brdariç pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Në portë do të jetë Jukaj, vendimtar në kualifikimin ndaj Elbasanit. Në mbrojtje pritet të rreshtohen Gurishta, Stojanoviç, Bajrami dhe njëri mes Jagos dhe Çobës. 

Kjo është dilema kryesore për trajnerin gjerman, por braziliani duket më i avantazhuar. Në mesfushë nuk ka ndryshime nga treshja e Kupës, Sala-Krymi-Deliu. E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin, ku Dodaj dhe Mala do të mbështesin nga krahët Balajn.