Vllaznia do te luaje neser ndaj Egnatias me ndryshime ne formacion, ne kuader te javes se 35-te te Abissnet Superiore.
Trajneri i ri Mirel Josa mesohet se ne kete takim, do te hedhe ne fushe, nje nga futbollistet boshnjak te shkodraneve, pikerisht mesfushorin e qendres, Elvedin Heric.
Nga ajo qe eshte pare ne seancat e fundit, mesohet se mesfushori Heric, do te luaje ne kete takim si fantazist, pas Aralices ne maje te sulmit. Kjo do te thote se ai do te kete shansin per te treguar vlerat e tij.
Nga ajo qe eshte provuar ne prag te kesaj ndeshjeje ndaj Egnatias, trajneri Josa do te beje shume pak levizje, por mesfushori boshnjak Elvedin Heric, pritet te jete nje nder keto levizje, teksa neser ndaj Egnatias pritet te aktivizohet si titullar.
Maringlen ZHIVANI