Edhe në ndeshjen e sotme, trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë sulmuesin Vilfor Hysa. Ai në ndeshjen e kaluar të kampionatit, atë me Tomorin e justifikoi veten duke shënuar që në sekondat e para të ndeshjes, ndërsa në ndeshjen e kupës me Shkumbinin, I dha një mundësi sulmuesit tjetër Rexha por ai nuk e shfrytëzoi.

Në kushte të tilla, sot në fushë mendohet të jetë Hysa. Të paktën kjo është konstatuar në seancat e kësaj jave. Të tjerët do jenë po ato. Duke filluar nga portieri Vujadinoviç, për të vazhduar me katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Smajli, Osmani, Beqiri dhe Begaj. Në mesfushë pritet të luajnë nga minuta e parë, Tafili, Belisha, Shtubina e Hajdari ndërsa në manovrën sulmuese do jenë Deliç dhe Hysa. Me këtë formacion, kuqeblutë do kërkojnë fitoren, e cila ndoshta do t’I ngjisë ato në vend të dytë sonte.