Ne perballjen e sotme per Kupe me Burrelin qe u fitua 2-0, stafi teknik i Vllaznise ka aktivizuar 12 futbolliste ne total. Ne formacionin e pare kane luajtur Laço ne porte i cili ne pjesen e dyte i ka lene vendin Qarrit, per te vazhduar me Ruqin, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Repaj, Bardulla, Emerson, Wenderson, Zogaj dhe Pusi.

Nderkohe nuk jane aktivizuar por kane zhvilluar seancen stervitore te rradhe portieri Sherri dhe 13 futbollistet e tjere, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Gligorov, Krymi, Ramadani, Kruja, Lika, Shtubina, Cojocaru dhe Hygor.

Paraqitja e ekipit ndaj matjaneve ka qene pergjithesisht e kenaqshme dhe kjo tregon se çdo dite e me shume po rritet konkurrenca. Laço, por pse jo edhe Qarri, duan momentin e tyre per “t’i zene vendin” Sherrit ne porte. Ne krahun e djathte te mbrojtjes, pas ardhjes se Walusimbi qe mund te luaje ne te majte, ka disa alternativa tashme, duke filluar nga Gurishta, Gligorov por ate e lakmon edhe Ruqi e Lekaj.

Ne qender te mbrojtjes maqedonasi Ristevski pret momentin, ndersa ne krahun e majta Marku ka deshire te vazhdoje te luaje ngaqe mesfusha duket e mbipopulluar.

Ne mesfushe Bardulla pret qe stafi t’i jape nje mundesi, e pse jo edhe i riu Repaj qe mund te luaje dhe ne mbrojtje. Emerson sakaq jo vetem shenoi gol sot por edhe beri mire ne shume aspekte. E njejta gje edhe per brazilianin Uenderson qe ka shenuar, ka goditur shtyllen dhe ka dhene tre asiste te shkelqyera.

Ne manovren sulmuese edhe Zogaj edhe Pusi duan me shume vemendje pavaresisht se nuk shenuan sot. Ne kete menyre tashme per trajnerin Jonuz gjerat po behen me te veshtira. Ai vete e pranoi sot se ka 25 lojtare ne dispozicion dhe prej secilit po mundohet te marre maksimumin.
www.shkodrasport.com