Pasditen e neserme Vllaznia do te jete serish ne fushen e lojes per te zhvilluar nje tjeter ndeshje miqesore. Por ashtu siç e kishte deklaruar trajneri Brdariç, kete here ne fushe do te jene vetem lojtaret e rinj te cilet duan me shume minuta dhe si rrjedhoje ato do u jepen ne kete perballje.
Perballe tyre pritet te jete nje seleksionim i lojtareve me te mire te ekipeve U21 dhe U19 te Akademise Vllaznia dhe ndeshja do te zhvillohet pasdite ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ende nuk eshte e qarte lista e lojtareve, por me siguri do te jene vetem te rinjte.
Ata do te tregojne ne kete test prove gjendjen e tyre dhe si rrjedhoje mund te jete nje mundesi e mire para syve te stafit teknik, per te treguar se çfare mund te bejne.
Nderkohe titullaret pritet te vazhdojne procesin stervitor te rregullt, nderkohe qe per ta eshte programuar nje tjeter ndeshje miqesore, pikerisht te shtunen ndaj ekipit tjeter te Superiores- Laçit./www.shkodrasport.com/