Ne te perzgjedhurit e Hasan Likes si futbollistet me te mire qe ka stervitur gjate karrieres se tij si trajner, bejne pjese edhe dy shkodrane. Behet fjale per mbrojtesin Suad Lici dhe sulmuesin Hamdi Salihi.

“Sportekspres.com” ka vijuar me serine e percaktimeve te 11-sheve me te mira te trajnereve te spikatur te futbollit shqiptar dhe i rradhes qe ka patur kete mundesi ka qene trajneri aktual i Vllaznise Hasan Lika i cili siç dihet ka drejtuar shume ekipe gjate karrieres.

Hasan Lika i qëndron besnik modulit 4-4-2, duke e nisur në katërkëndor me një legjendë të futbollit shqiptar, Perlat Mustën.

Ndërsa për repartin e mbrojtjes, Lika përqendrohet te një katërshe që kanë luajtur në skuadra të ndryshme, duke e nisur në krahun e djathtë me shkodranin Suad Licin, ndërsa në krahun e majtë vendos Julian Ahmatajn. Qendra e mbrojtjes për Hasan Likën përbëhet nga Ilir Shulku e Tefik Osmani.

Katër emrat e mesfushorëve që Lika i veçon si më të mirët në karrierën e tij si trajner i përkasin dy dekadave të fundit në futbollin tonë. “Me Kristal Abazajn në krahun e djathtë dhe Elis Bakajn në krahun e majtë, mesfusha funksiononte si një fizarmonikë, ndërsa në qendër Paulin Dhëmbi e Bledi Shkëmbi i jepnin sigurinë e virtuozitetin lojës. Të gjithë ishin me personalitet në fushë dhe pikë referimi për rezultatet në skuadër”.

Në repartin e sulmit, Hasan Lika nuk e quan të “harruar” Hamdi Salihin, bomberin që ka dominuar golashënuesit e Superiores. “Hamdi Salihi të jepte siguri në çdo ndeshje, me golat e tij nga çdo pozicion ndeshja quhej e fituar me atë në fushë. Një sulmues i madh edhe në Kombëtare. I tillë ishte Bledar Mancaku, por shumë i shpejtë e teknik, i vështirë për çdo kundërshtar”./sport-ekspres/