Nje jete e tere si futbollist por edhe si trajner e drejtues dhe per rrjedhoje, Sulejman Mema ne formacionin e karrieres se tij si trajner, kuptohet qe “do ta mbushte” ate me lojtare bardheblu. Por ne mes tyre ka vend edhe per nje futbollist shkodran.

Njeriu i rradhes i perzgjedhur nga “sportekspres.com” per te percaktuar 11 lojtaret me te mire qe ka stervitur, ka qene Sulejman Mema qe me se shumti ka drejtuar Tiranen dhe ne nje periudhe dyvje#are edhe Partizanin.

Duke qenë besnik në modulin e lojës 4-4-2, Mema nuk e diskuton që portieri më i mirë që ka drejtuar mbetet Blendi Nallbani, të cilin ai e vlerëson si më të mirin e asaj kohe.

Por edhe reparti i mbrojtjes mbetet bardheblu për Sulejman Memën, i cili edhe pse përmend shumë emra, në fund zgjedh Elvis Sinën, Nevil Deden, Krenar Alimehmetin dhe Ansi Agollin.

Në repartin e mesfushës vendos Ardian Memën djathtas dhe Eldorado Merkoçin majtas, ndërsa në qendër të mesfushës për Sulejman Memën kanë spikatur më shumë në periudhën që ai ka drejtuar Tiranën, kryesisht shkodranin Auron Miloti dhe Devi Muka. Vleresimi per Milotin tregon me se miri edhe per ate çfare ky futbollist ka dhene perveçse me Vllaznine, edhe per bardheblute.

Për dyshen e vijës së sulmit, Mema sjell dy emra të mëdhenj në futbollin shqiptar, Arben Mingën dhe Indrit Fortuzin.