Përfaqësuesja e Kosovës do të pres sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” Slloveninë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes ka vendosur të bëjë disa ndryshime për këtë sfidë. Florian Loshaj pritet të startojë nga minuta e parë në vend të Herolind Shalës, ndërsa Benjamin Kololli pritet të luajë në qendër të sulmit, në vend të Atdhe Nuhiu.
Edhe, Edon Zhegrova mund të jetë pjesë e 11-shes startuese, ndërsa Bersant Celina dhe Arbër Zeneli ashtu si në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut do të luajnë që nga fillimi i sfidës.
Formacioni (4-2-3-1): Muric: Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadërgjonaj: Loshaj, Berisha: Zhegrova, Celina, Zeneli: Kololli.