“Transfermarkt.de” është faqja e njohur e cila tregon cilësitë dhe vlerat e futbollistëve europian, por kësaj rradhe ka një veçori.

Faqja e njohur gjermane ka krijuar formacionin europian me lojtarët që i skadojnë kontratat sezonin e ardhshëm në 2021.

Në këtë formacion gjendet dhe Elseid Hysaj ku ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit.

Në formacionin e ndërtuar me modulin 4-3-3 spikasin emrat e Donarumës, Serxho Ramos, Vijnaldum, Di Maria, Aguero dhe Mesi.