Vllaznia i ka dhënë fund mesditën e sotme përgatitjeve për ndeshjen e nesërme me Kamzën ndërkohë që pasdite ajo do të marrë rrugën drejt kryeqytetit ku do të akomodohet për t’u bërë gati për takimin e nesërm. Ajo që ka interes është të mësojmë se kush mund të jetë në formacion për këtë 90 minutësh.

Pavarësisht se me Flamurtarin tre ditë më parë, kuqeblutë luajtën përgjithësisht mirë ndonëse nuk fituan dot, trajneri Cungu dhe stafi i tij kanë menduar të bëjnë disa ndryshime. Kështu, në portë këtë herë mendohet të jetë jo Sherri por Selimaj. Arsyeja është se do i besojnë përvojës më të madhe të këtij të fundit në këtë ndeshje delikate. Edhe në mbrojtje do ketë një ndryshim. Kështu, përveç Gocajt në të djathtë dhe dyshes Pjeshka- Orelesi në qendër, në të majtë këtë herë mund të luajë Gurishta ngaqë Marku ka disa probleme shëndetësore që nga takimi me vlonjatët. Ndryshime do ketë edhe në mesfushë ku këtë herë rikthehet në rolin e tij si shkatërrues Krymi ndërsa para tij do jenë Bardulla e Hasani ndërsa në krahë Lika e Çinari. Në sulm ndërkohë do të luajë Ribaj. Vllaznia do të kërkojë me ngulm fitoren në këtë ndeshje dhe 11-shja që do të zbresë në fushë e ka për detyrë të japë maksimumin për arritjen e këtij objektivi.

© shkodrasport.com