Nese Armando Cungu nuk zgjodhi asnje futbollist shkodran ne 11-shen me te mire te karrieres se tij si trajner, nje koleg i tij- Mirel Josa, ka vepruar ndryshe.
“Sportekspres”.com ka vijuar me trajnerin aktual te Prishtines berjen e formacioneve me te mira te futbollisteve me te cilet kane punuar gjate karrieres se tyre.
Për Josën, moduli është ai 4-4-2, duke e nisur me portierin më të mirë. Orges Shehi është i përzgjedhuri, një legjendë në katërkëndorin e Skënderbeut të suksesshëm në dekadën e fundit.
Ne mbrojtje ka zgjedhur Kristi Vangjelin në krahun e djathtë. Në qendër të mbrojtjes ai veçon Nevil Deden dhe kroatin Marko Radas, ndërsa në krahun e majtë Renato Arapin.
Mesfusha e Mirel Josës përbëhet nga lojtarë virtuozë dhe elegantë, duke nisur me Devi Mukën në krahun e majtë dhe Bernard Berishën në krahun e djathtë. Për qendrën e mesfushës, Josa mendon se Blendi Shkëmbi e Sabien Lilaj janë dueti më i bukur që futbolli shqiptar ka pasur në dhjetë vitet e fundit.
Te sulmuesit më të mirë, Mirel Josa nuk shkon më shumë se te dy shkodranët: Hamdi Salihi e Vioresin Sinani. “Të dy këta janë sulmuesit që kanë dominuar në kohën kur ata kanë luajtur, kanë qenë golashënues që kanë bërë diferencën. Unë i quaja lider të gjithëpushtetshëm në skuadër”.