Kur bëhet fjalë për prodhimin e talenteve, askush nuk e bën më mirë se La Masia.Të tillë si Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi Hernandez, Sergio Busquets dhe shumë talente të tjerë u shfaqën falë akademisë së Barcelonës .
Këto ditë të rinjtë Blaugrana vazhdojnë të dominojnë futbollin. As një, as dy, por tre prej gurëve të tyre të çmuar kanë siguruar vende në 11-tën më të mirë në botë të lojtarëve nën-18 vjeç.
Formacioni më i mirë U-18: Martinelli, Fort, Cubarsi, Yoro, Hato, Mainoo, Miley, Zaire-Emery, Yamal, Endrick, Tel.
Treshja shpërtheu në skenë në skuadrën e parë të Barçës këtë sezon, me Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi që shpejt u bënë titullarë të rregullt nën drejtimin e Xavi, secili duke grumbulluar mbi 10 paraqitje për klubin.
Hector Fort, ndonëse më shumë një rezervë, ka dhënë gjithashtu kontribute të vlefshme.
E ardhmja duket e ndritshme për katalanasit me një talent të tillë që del nga radhët e tyre të të rinjve.
E në formacionin e publikuar për lojtarët më të mirë nën 18 vjeç janë edhe yje tjerë si Yoro i Lille që po kërkohet nga Real Madrid apo ylli i ri anglez Mainoo i Manchester United.
Nuk ka se si të mungojnë në këtë formacion edhe Zaire-Emery i PSG-së, Endrick i Real Madridit dhe Mathys Tel i Bayern Munich. /Telegrafi/