Pasditen e sotme në orën 16.00 në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të kategorisë së parë në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë.

Kjo e fundit në krahasim me sfidën e para pak ditëve për kupë, do të ketë dy mungesa në formacion. Krymi e Marku për shkak dëmtimi apo problemesh shëndetësore, nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Për këtë arsye, trajneri Lika ka menduar edhe për zëvendësimin e tyre. Kështu formacioni kuqeblu për sot pritet të jetë ky:

Në portë rikthehet Sherri ndërsa në mbrojtje Gurishta do të luajë në të djathtë, Ignat dhe Zeqaj ndërsa në të majtë, në krah të majtë në vend të Markut do të luajë Ruqi.

Në mesfushë ndërkohë do të luajë Bilali në vend të Krymit. Ai do të formojë bashkë me Tafilin dyshen e qendrës së këtij këtij reparti ndërkohë që Zogaj do të jetë para tyre.

Në krahë do të luajnë Lika e Hajdari ndërsa në majë të sulmit do të luajë braziliani Junior.
© shkodrasport.com