Kombëtarja shqiptare do të luaj një ndeshje jetike përballë Polonisë, sonte në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’. Kuqezinjtë presin polakët për një finale të parakohshme që do të ketë një peshë shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2024.
Përgatitjet janë mbyllur të gjitha dhe skuadrat janë gati për fërshëllimën e parë, njëjtë si edhe tifozët të cilët kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit, i cili do të jetë plot e përplot.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur edhe formacionin titullar për këtë sfidë teksa kete here nuk jane preferuar portieri Berisha dhe Seferi dhe ne vend te tyre do te jene Strakosha dhe Uzuni.
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho