Vllaznia do te luaje sot ne ora 19:00 ne “Arena e Demave” ndaj Partizanit ne sfiden e fundit te ketij viti. Nje 90 minutesh i rendesishem dhe shume vendimtar per ecurine e metejshme, por mbi te gjitha per te treguar forcat ndaj nje rivali direkt.

Por duhet thene se situata ne kampin shkodran nuk eshte aspak e mire. Trajneri Brdariç nuk do te kete ne dispozicion per kete ndeshje plot 10 futbolliste dhe te gjithe per arsye demtimesh. Duke filluar nga portieri Qarri, e per te vazhduar me Gurishten, Stojanoviç, Juriç, Jago, Spahija, Qato, Deliu, Gruda, Essang Matouti

Kjo e ka vene ne nje dileme te madhe stafin teknik i cili e ka plotesuar skuadren per ndeshjen e sotme me futbolliste qe ka marre nga ekipet U21 dhe U19. Njekohesisht ka shume dilema per menyren si do ta ndertoje formacionin per ndeshjen e sotme ndaj te kuqve ku do te jene te detyruar te vendosin lojtare jashte pozicioneve te tyre.

Ne porte do te jete i riu Aron Jukaj, ne mbrojtje ka shume dilema por me shume mundesi do te luaje Mala ne te djathte dhe Çoba ne te majte, ndersa qendra e ketij reparti do t’i besohet dyshen Bajrami- Pusi. Ne mesfushe pritet te jene Krymi, Sala dhe Kahrimanoviç, ndersa treshja e sulmit mendohet te jete e perbere nga Delaj, Dodaj e Balaj.

Ashtu siç u shpreh edhe trajneri Brdariç ne konferencen e djeshme per shtyp mungesat e shumta jane te rendesishme, por nuk duhet te jene justifikim dhe ndaj Partizanit sot do te futen ne fushe per te tentuar marrjen e nje rezultati pozitiv./www.shkodrasport.com/