Pas gati 30 minutash do te nise ne “Loro Boriçi” ndeshja e javes se fundit te kampionatit , ajo ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit. Per te dy ekipet rezultati i ketij 90 minuteshi nuk ka aspak rendesi sepse fatet e tyre tashme jane vendosur.
Megjithate me shume e interesuar per kete sfide duket Vllaznia e cila e ka ate si test prove per ndeshjen e play-out te javes se ardhshme me fituesin e çiftit Beselidhja- Pogradeci.
Sa i takon formacionit qe trajneri Dedja do te hedhe ne fushe, ka vetem nje ndryshim ne krahasim me sfiden e kaluar me Partizanin. Ai eshte ne porte ku Sherri eshte ulur ne stol dhe ne fushe do te jete maqedonasi Efremov.
Te tjeret do te jene po ato teksa ne mbrojtje do te luajne Gurishta, Shehi, Adili dhe Kruja ne te majte. Ne qender te mesfushes do te jete dyshja Marku- Krymi, ndersa te tjeret do te jene Sidorenco, Zogaj, Lika dhe Junior.