Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj.

Në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami. Në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.