Sonte në mbrëmje kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertën e Turqisë, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.

Sikurse raporton gazetari Endi Tufa, me 90% ky do të jetë edhe formacioni nga ana e teknikut Edi Reja për mbrëmjen e sotme.

Formacioni:

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshjiti, Veseli, Roshi, Abrashi, Gjasula, Memushaj, Lenjani, Manaj, Cikalleshi

Kujtojmë që në Grupin H, Shqipëria ka vetëm 9 pikë dhe renditet në vendin e 4, kurse Turqia në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Franca e vendit të parë.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Fenerbahçes, “Sukru Saracoglu”, me një kapacitet prej 55 mijë vendesh.