Nga Endri ÇINARI

Superiorja e këtij sezoni vjen me risinë e “Final 4”. Që do thotë se në fund, 4 ekipet e renditura të parat do ndeshen mes tyre për të vendosur fituesin e kampionatit. Por duke i zeruar pikët e fituara gjatë sezonit të rregullt prej 36 javësh. Dhe ky fakt duket se ka zbehur shumë përkushtimin e skuadrave kryesore.

Çdo javë po shohim rezultate të “çuditshme”, ku skuadrat e pretenduara që do luajnë për mbijetesë fitojnë ndaj të ashtëquajturave pretendente. Madje ndeshjet mes ekipeve të mbijetesë janë ato “realet”, ku luftohet në çdo centimetër të fushës. Dhe ndoshta pavarësisht se mungon cilësia, nuk mungkn shpirti i garës.

E në krahun tjetër, ekipet e kreut të tabelës duken shumë dashamirëse në këtë sezon. Duke i lejuar vetes edhe luksin të humbasin takime që në letër janë krejtësisht të kalueshme. Dhe kjo falë formulës së re këtë sezon, ku mund të bësh hapa fals sa të duash.

Pasi në fund mjafton të renditesh në katërshen e parë dhe sërish të jesh pretendent të fitosh titullin. Ky fakt ka larguar edhe më tepër tifozët nga tribunat. Ku edhe një ndeshje si derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk ngjall më interes në sezonin e rregullt. Epo ndoshta për të parë futbollin real duhet të presim deri në maj për ndeshjet e “final 4”.