Ditmar Bicaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kthehet shumë pas në kohë duke treguar fillesat e tij në futbollin e luajtur.

Qendërmbrojtësi i njohur ka hedhur “themelet” me skuadrën e Besëlidhjes falë përkushtimit të madh të trajnerit Skënder Avdyli. Prej vitesh një nga futbollistët më të spikatur në kampionatin shqiptar, Bicaj shfaqet në foto ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim.

Duket se ka qenë në një marrëdhënie të mirë me flokët, ndërsa është e vështirë ta pikaësësh kush është. Teksa sot, flokët e kanë “tradhëtuar”, 31-vjeçari shkruan në diçiturën e fotos:

“Besëlidhja me profesor Skënder Avdyli”. Nuk kanë munguar komentet, ku të shumtë janë ata që e pyesin për t’i treguar se cili është prej tyre./newsport/