Flamurtari ka lënë mënjanë krizën e sezonit duke akuzuar gjyqtarin e sfidës së sotme kundër Partizanit për akordimin e penalltisë në dëm të sulmuesit Solomon.
Tekniku Marselo Troisi në profilin e tij në “Facebook” e quajti absurde vendimin e kryesorit Roxher Muska për akordimin e ndërhyrjes së Ariel Muçollarit ndaj sulmuesit Solomon si penallti.
Nga ana tjetër, klubi vlonjat ironizoi gjyqtarët e këtij takimi duke ironizuar që “të akordojnë si penallti dhe piruetën”, ndërsa sfidën e sotme ata e konsiderojnë se Flamurtari luajti kundër 15 vetave (11 lojtarët e Partizanit dhe 4 arbitrat e takimit).