Mario Mitaj mesa duket po kalon momente mjaft të mira në Arabinë Saudite, me klubin e Al Ittihad ku u transferua disa javë më parë. Mbrojtësi shqiptar është kthyer në lojtar kyç, teksa klubi e vlerëson maksimalisht.

Në një foto të publikuar së fundmi nga klubi arab shihet Mario Mitaj krah një lojtari të klasit botëror si N’golo Kante. Të dy shihen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit gjatë seancës stërvitore të zhvilluar ditën e djeshme.

Një plus i madh për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që ka mundësinë të stërvitet me kampionin e botës me Francën në vitin 2018. Por jo vetëm, pasi në të njëjtin ekip janë edhe lojtarë si Karim Benzema apo Fabinho./newsport/