Anglia u eleminua nga Botërori i Katarit nga Franca në çerekfinale dhe duket se tifozët e kanë gjetur fajtorin për këtë disfatë.
Bëhet fjalë për gjyqtarin e takimit, Vilton Sampaio, i cili u akuzua nga ana e tifozëve se mbajti anën e Francës.
Duket se atyre nuk u ka dalë e keqja dhe kështu ndërhynë në portalin më të madh të informacioneve, Wikipedia, duke i ndërruar të dhënat brazilianit dhe duke shtuar se është një fans i Francës.
Gjithashtu ata kanë shtuar se atij i është ofruar një kërcim nga Mbape në mënyrë falënderimi.