Historia e Vllaznise eshte e mbushur me shume ngjarje interesante. Nese shumekush ende kujton titullin e fundit kampion te saj, ate te vitit 2001, sigurisht qe nuk mund te anashkalosh edhe pjesmarrjen e kuqebluve ne Ligen e Kampioneve te Europes.
Na u kujtua ky moment pikerisht nga kjo foto e nxjerre nga arkivi i “Shkodra Sport”. Ajo ka firmen e fotoreporterit te njohur Engjell Gjolaj dhe na kujton kete ekip i cili ka hyre jo vetem ne histori, por edhe ne mendjen e te gjithe tifozeve shkodrane.
Shorti i turit te pare, e vuri Vllaznine perballe islandezeve te KR Reykjavik. Ndeshja e pare u luajt ne Islanden e larget me 11 korrik te vitit 2001 dhe u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1. Per shkodranet shenoi i pari Klodian Duro ne minuten e 17-te, por me pas shenuan dy gola ne pjesen e dyte me ane te Benediktsson 63′ dhe Ólafsson 78′.
Ndeshja e kthimit u luajt ne Tirane me 18 korrik. Kjo sepse stadiumi “Loro Boriçi” ne ate kohe ishte i palicensuar nga UEFA dhe si rrjedhoje Vllaznia detyrohej t’i luante ndeshjet europiane ne “Qemal Stafa”.
Fotoja e ketij shkrimi i perket pikerisht kesaj pragndeshje. Jane emra te rendesishem te ekipit shkodran te cilet zbriten ne fushen e lojes. Duke filluar nga portieri Arjon Mustafa, per te vazhduar me Elvin Beqirin, Ilir Dibren, Oltion Osmanin, Suad Licin, Safet Osjen, Saimir Patushin, Edmond Dalipajn, Edi Martinin, Klodian Duron dhe Vioresin Sinanin. Trajner nderkohe ishte Dervish Haxhiosmanoviç.
Vllaznia fitoi 1-0 me golin e shenuar nga Klodian Duro ne minuten e 62-te dhe me rregullin e golit ne fushe kundershtare, u kualifikua per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes ku do te ndeshej me pas me turqin e Gallatasarajt./SHKODRA-SPORT.COM/