Duket se Etrit Berisha çdo ditë e më shumë terren për sa përket vendit të titullarit në ekip. Sot skuadra e Atalantës do të luajë përballë Forzinones dhe përsëri emri i Etrit Berishës gjendet në bankën rezervë.

Klubi italian ia ka bërë të qartë lojtari se titullar do të jetë portieri që ka ardhur nga skuadra e Aston Vilës, Pierluixhi Golini.

Ndërkohë ajo që çudit në formacion është prezenca e Berat Gjimshitit në qendër të mbrojtjes. Lojtari nuk ishte aktivizuar prej kohësh.

Për Etrit Berishën kanë ardhur oferta nga skuadra e Lilës dhe klubi shpreson që ai të pranojë ofertën e francezëve.