Mbrëmjen e sotme është luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 24 të Superiores. Gjithçka është mbyllur në barazim 0-0, ku asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të zhbllokojë sfidën, apo të marrë 3 pikët.
Në këtë 90 minutash, Rubin Hebaj është aktivizuar në pjesën e dytë, por që nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën, duke shënuar gol, apo dhuruar asist.
Megjithatë, sulmuesi, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë një status, duke treguar skuadrën të bashkuar përpara tifozëve.
Dihet që objektivi i Partizanit është të fitojë titullin kampion dhe kanë mbetur 12 ndeshje deri në fund. Të kuqtë kanë 50 pikë deri më tani, e ndërsa mbetet për t’u parë nëse skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të dalë kampion./newsport/
