Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet e ndeshjes së javës së 3-të të Superiores, ku Vllaznia u përballë me Tiranën në “Loro Boriçi”, takim, që përfundim 0-2 për brdheblutë.
Disiplina dënoi me 4 ndeshje Vllazninë, që të luajë në shtëpi pa praninë e përkrahësve në shtëpi. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve, ku në rrjetet sociale shkruajnë se ata do të rikthehen më të fortë se kurrë, dhe s’ka as FSHF, por as Enea Jorgji që i ndal.
Kujtojmë që kjo ndeshje u drejtua nga arbitri Enea Jorgji, i cili u vu në qendër të kritikave për një rast në pjesën e parë, duke mos e dhënë penallti për Vllazninë. Ky ishte një moment që solli edhe pakënaqësi në stadium, që erdhi në mënyrë të përshkallëzuar, minutë pas minute, madje dukë sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes në pjesën e dytë.
Tifozët, herë pas here kanë hedhur shishe në fushën e lojës, duke reaguar, pasi sipas tyre, gjykimi në fushën e lojës ishte kundër skuadrës së tyre, Vllaznisë.
“Ska FSHF, as Jorgji që na ndal. Vijmë më të fortë se kurrë. Forca Vllazni, s’je vetëm”./newsport/