Erdenis Gurishta i dha fund beqarisë pak ditë më parë, teksa u fejua. Urimet dhe dhuratat për lojtarin e Vllaznisë kanë qënë të shumta, sakaq, spikat ajo çka ka bërë trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç.
Numri një i pankinës i ka dhuruar atij në fotografi të çiftit, natyrisht, e zbukuruar dhe me një “Cover” tejet interesant.
Erdenis Gurishta me nje postim shkruan keshtu në rrjetet sociale: “Dhuratë speciale nga trajneri im”.
26 vjeçari i prapavijës po jeton ditët më të lumtura në jetën e tij, e për t’i dhënë më shumë kuptim atyre, po përgatitet për një sezon fantastik me Vllazninë, me edicionin futbollistik që fillon me 11 shtator./newsport/