Hasan Lika ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Vllaznisë. Trajneri Lika do të udhëtoi drejt Amerikës dhe për këtë aryse ka vendosur të largohet nga ekipi shkodran.

Largimi i tij nuk mund të ndodhte pa një takim me miqtë e tij. Lika ka organizuar një darkë mes miqsh ku nuk kanë munguar emra të njohur të botës së sportit, por edhe gazetarë.

Të pranishëm kanë qenë, Sulejman Starova, Perlat Musta, Kastrioti Hysi, Pano Xhixho, Fatmir Mneri, Durim Zalla, Genc Tomori, Çobani, Hysen Dedja si dhe sekretari i përgjishëm i FSHF-së Ilir Shulku. Është gazetari Saimir Demi i cili ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga darka.

“Duke përcjellë profesor Hasanin për në Amerikë”.