Dopieta e Xherdan Shaqirit, i dhuroi fitoren Liverpulit në sfidën ndaj Mançester Junajtid e vlefshme për kampionatin anglez.
Të shumta kanë qenë vlerësimet pozitive nga futbollistit me origjinë shqiptare. Madje një tifoz i Livepulit, ka qenë aq i gëzuar sa i ka ofruar gruan futbollistit 27-vjeçar.
“Shaqiri eja dhe merr gruan time…ajo është e jotja”, ishte komenti epik i tifozit të Liverpulit në faqen zyrtare të klubit. Ky koment nuk mund t’i shpëtonte mediave dhe tashmë është duke bërë xhiron e internetit.