Rubin Hebaj është një nga lojtarët e përfolur në këtë merkato dimri për t’iu bashkuar Partizanit.
Sulmuesi shkodran është vetëm 19-vjeç dhe shihet si një element i rëndësishëm për të kompletuar organikën e kuqe.
Megjithatë deri më tani s’ka asgjë zyrtare dhe gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve.
Sot, Cinari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me ish-shokun e ekipit, Rubin Hebajn.
Të dy kanë luajtur së bashku te Vllaznia, ndërsa tashmë fati dhe karriera bëri që të takohen në Kroaci. Ende nuk dihet përfundimisht e ardhmja e Hebajt, megjithatë deri tani ai konsiderohet si lojtar i Domzales.