Në vitet e fundit, klubet e Superiores kanë nisur të bëjnë projekte më afatgjata dhe këtu përfshihet edhe vetë sponsori që ata kanë.
Shpesh herë, sponsorët janë kompani të cilat menaxhohen nga vetë drejtuesit e klubeve, apo edhe nga kompani të tjera të Shqipëri e jashtë saj.
Kështu, UEFA ka bërë publike listën me sponsorë të cilët operojnë në Shqipëri dhe që japin fond për klubet e Superiores.
Në këtë listë të publikuar në raportin e UEFA-s, bie në sy prania e një sponsori afrikan që mbështet një klub të Superiores.
Në 10 skuadrat që militojnë në këtë ligë, vetëm njëri ekip ka sponsor nga Afrika dhe UEFA nuk e ka bërë me dije emrin e klubit me sponsor afrikan.
Në sy bie fakti që ka edhe shumë sponsorë vendas dhe janë plot6 skuadra të cilat kanë një sponsor shqiptar.
Ndërkohë, dy skuadra të Superiores duket se e vuajnë më shumë pjesën e fondeve, duke qenë se nuk kanë sponsor fare. Klubi tjetër që ka sponsor të huaj, sërish nuk publikohet me emër, por këtë radhë bëhet fjalë për një sponsor nga Europa. /VipSport/