Edi Martini ka hedhur në profilin e tij në “Facebook” një foto me legjendën gjirokastrite por edhe një nga yjet që ka spikatur, jo vetëm me Luftëtarin, por edhe me Partizanin dhe në ekipin Kombëtar.
Bëhet fjalë për Sefedin Brahon, gjirokastritin e dalluar. Fotoja është bërë afro dy dekada më parë, kur Edi Martini ka qenë pjesë e skuadrës së Luftëtarit të Gjirokastrës.
“I thjeshtë, i qetë, i mirë sa më s’ka. Të uroj shëndet e jetë të gjatë kampioni Sefedin Braho”, – është urimi i veçantë që bën Edi Martini që aktualisht drejton skuadrën e Teutës./newsport/
Ndërkohë që nuk mungojnë edhe komentet e ish-futbollistëve që i përkasin periudhës së Brahos apo dhe më vonë. Ilir Selimi, tepelenasi që ka luajtur deri në Kombëtaren tone, apo dhe një nga bardheblutë e dalluar, Astrit Ramadani.
Pa harruar edhe Ilir Lamen, një nga lojtarët e spikatur që eka pasur në gjirin e vet skuadra e Partizanit.