Suksesi i djeshëm i Partizanit “ka marrë dhenë”. Tifozët e shumtë të kësaj skuadre po i bëjnë jehonën e duhur sepse në fakt “i kishte marrë malli” për titullin. Por edhe këtë herë, pjesë e suksesit të të kuqve janë edhe futbollistët shkodranë.

Rubin Hebaj ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola ndërsa Çinari ka luajtur në 17 ndeshje dhe po ashtu bashkë me dy të djeshmit ka shënuar edhe ai 4 gola.

Këto dy futbollistë kësisoj pas tre javësh do të shijojnë titullin e parë kampion dhe jo me Vllazninë që i bëri futbollistë por me Partizanin.

Por me këtë skuadër historia tregon se janë edhe shumë futbollistë të tjerë që janë shpallur kampionë. Para tyre në suksesin e vitit 1993 shkodrani tjetër që ishte shpallur kampion ka qenë portieri Avenir Dani.

“Shkodra Sport” ju sjell fotot ekskluzive të asaj dite kur të kuqtë festonin titullin e tyre të parafundit dhe me kupën në duar është edhe Avenir Dani.

Po të zbresësh më poshtë në titujt e tjerë kampionë të Partizanit, kudo do të gjesh shkodranë. Duke mbërritur deri tek titulli i parë, ai i vitit 1947 kur “e bënin sefte” tre shkodranët e parë, Hamdi Bakalli, Isuf Pelingu dhe Lutfi Hoxha.
© shkodrasport.com