Peshëngritësi Erkand Qerimaj është bërë nostalgjik për suksesin e arritur 12 vite më parë, saktësisht në vitin 2006, kohë kur Qerimaj u shpall kampion bote në Kinë.

Në këtë kohë, peshëngritësit shqiptar i është bërë një pritje në aeroportin e Rinasit, moment të cilin ai e ka rikthyer edhe një herë pas 12 vitesh.

“Mbas fitores se titullit Kampion Bote ne Kine dhe thyerjes rekordeve boterore dhe europiane ne vitin 2006 ! Pritja ne aeroportin Rinas”, shkruan peshëngritësi Erkand Qerimaj në postimin e bërë pak mintua më parë në llogarinë e tij në Facebook.

Fotoja e postuar nga Erkand Qerimaj