Lojtari i ri i Teutës, shkodrani Esin Hakaj ka marr një ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi për ndeshjet e rradhës ndaj Spanjës dhe Italisë që do zhvillohen në datat 6 dhe 11 shtator.
Natyrisht që kjo mund të konsiderohet si një arritje e madhe jo vetëm për mbrojtësin 21-vjeçar, por edhe për vetë klubin e Teutës, e cila po tregon një formë mjaft të mirë në këto tre javë të para të kampionatit.
Kjo natyrisht nuk i ka shpëtuar skaudrës durrsake, e cila nuk ka humbur rastin për të reklamuar këtë arritje, duke “mburrur” edhe stafin teknik me këtë rast.