Pak ditë ma parë, Liverpuli arriti të fitonte Ligën e Kampionëve ndaj Totenhemit dhe në këtë ndeshje ishte ulur në stol Okslad Çambërlein duke mos arritur të luajë asnjë minutë.

Megjithatë, mërzinë për këtë ndeshje në stol ka ditur t’ia kalojë e dashura e tij, Perri Eduards me të cilën ai po kalon edhe pushimet e verës.

Çambërlein duket se e ka lënë pas festën e Championsit dhe tani është përqendruar te jeta jashtë fushës së blertë ku duket shumë “fair play” me të dashurën e tij duke e ndihmuar jo pak.

Megjithatë, më shumë vëmendje se kujdesi i Çambërlein, vëmendje merr e dashura e tij që di të provokojë jo pak në rrjete sociale. /VipSport/