Vllaznia vazhdon përgatitjet në prag të sezonit të ri. Klubi shkodran, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njohur tifozët me modelet e fanellës së dytë, ku në fund do zgjidhet më idealja.
Zgjedhja përfundimtaree varet shumë edhe nga preferenca e lojtarit të 12-të. Paradite klubi ka bere prezent modelet e fanelles se pare, asaj kuqeblu, ndersa pasdite ka paraqitur tre modelet e fanelles se dyte.
Modeli i parë është ai me vija diagonal. I dyti lidhet me vija të drejta, dnërkohë që i tre-ti me shirit.
Edhe pse ndoshta nuk ka të bëëj shumë me atë që japin skuadrat në fushën e lojës, te Vllaznia po punojnë shumë edhe për detajet.