Do të jetë një ndeshje e veçantë kjo e sotmja për Milanin. Klubi kuqezi feston 120 vjetorin e krijimit të tij dhe ndeshja ndaj Sassuolos do të jetë një ditë feste në Milano.
Dhe sigurisht për të vlerësuar këtë ditë, lojtarët e Milanit do të veshin një fanellë speciale. Mësohet se në këtë ditë të veçantë do të jenë të ftuar dhe shumë ish-futbollistë të klubit.
Ndeshja mes Milanit dhe Sassuolos fillon në orën 15:00.