Lokomotiv Zagreb ka marrë sot një fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Gorica duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, një sukses i cili kishte ardhur edhe falë shqiptarëve me Kastratin e Uzuinin që shënuan dy golat e parë brenda dy minutash për këtë ekip.

Lojtarët festuan golat e tyre me mesazhe për popullatën shqiptare, pasi kishin bërë gati fanella me mbishkrimin “Lutuni për Shqipërinë”, që i kushtohej pikërisht atyre që kishin vuajtur nga tërmeti.

Por edhe vetë klubi i Lokomotiv Zagreb, në radhët e të cilët përveç Kastratit e Uzunit sot luajtën edhe Mersinaj, Çokaj e Tuci, ia kushtoi pikërisht Shqipërisë suksesin e sotëm.

“Në i kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur në Shqipëri”, shkruante klubi në postimin në rrjetet sociale duke shprehur solidaritetin për këtë duel. /vipsport/